Lokale - eSIMy

Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë ka akuzuar pushtetin e Podujevës se po keqpërdor taksat e qytetarëve llapjanë, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, LDK ka thënë edhe lulet janë mbjellë në formë të logos së partisë që udhëheq me Podujevën.

“Me taksa të qytetarëve llapjanë, në pronën publike, pushteti lokal promovon organizatën politike. Projekti i vonuar për mbjelljen e luleve në parqet e qytetit po keqpërdoret nga pushteti për promovim të logos së organizatës politike, e cila kequdhëheq me komunën e Podujevës. Gjest që shpërfaq mendësinë keqqeverisëse, e cila edhe në projektin e luleve keqperdorë në tentim të promovimit të vetës pas skandaleve që po shfaqen çdo ditë. LDK në Podujevë dënon keqpërdorimin e taksave të qytetarëve, hapësirës publike dhe mbi të gjitha autoritetit zyrtarë shtetrorë për qëllime kaq të ulëta partiake”, thuhet në postim./Llapi.info