Për dallim nga zgjedhjet qendrore kur Lidhja Demokratike e Kosovës ishte në koalicion me AKR dhe Alternativën, në Podujevë pati marrë vetëm 12.975, ndërsa në zgjedhjet lokale me kandidatin e saj Agim Veliu ka marrë gjithsej 18.801 ose 5.726 vota më shumë, njofton Llapi.info. 

Sipas këtyre të dhënave LDK në Podujevë del të ketë shënuar rritje prej 5.726 vota.

Kujtojmë se LDK dhe Vetëvendosje në Podujevë do të shkojnë në Balotazh pasi që asnjëri prej kandidatëve të dy partive nuk arriti ta kalojë pragun prej 50% të votave.

Lidhja Demokratike me kandidatin Agim Veliu arriti të ketë 48.29% të votave ndërsa

Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Ajet Potera arriti të ketë 29.73%