Lidhja Demokratike e Kosovës ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve duke thënë se bashkërisht, në veçanti institucionet e vendit, e kanë për obligim të angazhohen që të krijojnë kushtet për të rritur punësimin dhe përmirësojnë kushtet e punës për qytetarët e Kosovës.

LDK konsideron se kemi nevojë për përfshirjen e grave dhe rinisë kosovare në një fuqi punëtore moderne, mirë të arsimuar dhe të shëndetshme.

“Bashkërisht, në veçanti institucionet e vendit, kemi për obligim të angazhohemi të krijojmë kushtet ekonomike, përmes tregut të lirë, që rrisin punësimin dhe përmirësojnë kushtet e punës për qytetarët e Kosovës, në veçanti për gratë dhe rininë. Tash, më shumë se kurrë, kemi nevojë për përfshirjen e grave dhe rinisë kosovare në një fuqi punëtore moderne, mirë të arsimuar dhe të shëndetshme”, thuhet në urimin e LDK-së.