Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, ka akuzuar ekzekutivin komunal për kualitetin e dobët të asfaltit të sapo shtruar nëpër fshatra, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, duke iu referuar kuvendarit të tyre, Ekrem Rrahmani, gjendja e tillë e këtij asfalti është në fshatin Balloc dhe Miroc.
“Ky është kualiteti i punimeve në rrugën mes fshatrave Miroc dhe Balloc. Nëse ndryshimi është ky atëherë urime! Mirëpo, kjo është fatkeqësi dhe keqpërdorim i taksave tona”, thuhet në postim./Llapi.info