Lokale - eSIMy

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë Kurti pasi sipas tyre gjendja me pandeminë e COVID-19 është alarmante dhe jashtë kontrollit.

Partia e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku ka kujtuar fjalët e raportit 100 ditësh të Qeverisë Kurti rreth pandemisë ka kërkuar përgjegjësi pasi tani që për një ditë në vend janë 254 raste të reja

“Nga 781 raste kemi vetëm 9-të të reja sot. Natyrisht se sot, për shkak se situata me pandeminë është kaq e mirë, suksesi mund të merret si diçka e garantuar që do të ndodhte vetvetiu, por nëse e kthejmë shikimin vetëm 100 ditë mbrapa e kuptojmë dallimin që nuk është më pak se kontrast dhe ndryshimin që është më shumë sesa përmirësim.”

“Janë këto fjalët e raportit 100 ditësh të Qeverisë; fjalë si mburrje e marrje meritash – pa meritë – si simbolikë. Tani që për një ditë i kemi 352 raste të reja me COVID-19, kush merr përgjegjësinë? A është ndryshimi më shumë se përmirësim tani, apo perdja e një Qeverie populliste që merr merita për gjithçka ka rënë”, thuhet në reagimin e LDK-së, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, në këtë reagim thuhet se popullizmi nuk e ndalë variantin “Delta”, por një qasje racionale dhe një angazhim serioz me vaksinim.

“Sot, në Kosovë janë vetëm 9% të vaksinuar. Me numrat e tanishëm Kosova mbetet vendi i fundit në Evropë. Masat e pakontrolluara ndërsa vazhdojnë të dërgojnë vendin drejt një mbyllje të sërishme, me kosto enorme për ekonominë dhe jetën publike”.

“Në anën tjetër menaxhimin e pandemisë e bënë edhe më të vështirë largimi i rreth 650 anëtarëve të stafit të infermierëve nga klinikat që merren me trajtimin e pacientëve me COVID 19”.

“Lavadatat e thata më s’bëjnë punë. Meritat e përvetësuara edhe më pak. Neglizhenca e një Qeverie praktikante, është dëmi shoqëror i gjithë kosovarëve”, thuhet në reagim, përcjell Klankosova.tv.