Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se “reputacioni i Bashkimit Evropian, aftësia e saj për t`i detyruar shqiptarët e Kosovës për të përmbushur detyrimet e veta, është vënë në pikëpyetje”.
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” raporton se Lavrov e tha këtë në një intervistë për gazetën greke “Efimerida ton Sintakton”, transmeton Klan Kosova.
“Kosova mbetet epiqendra e paqëndrueshmërisë (në Ballkan). Prishtina jo vetëm që saboton hapur zbatimin e marrëveshjes me Beogradin të arritur me BE-në, por gjithashtu merr masa të reja provokative”, tha kryediplomati rus.
Ai gjithashtu vuri në dukje se më shumë se për pesë vjet asgjë nuk ndodhi kur bëhet fjalë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (JCC), por në vend të kësaj Prishtina prezanton një taksë mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si dhe qëllimin për të formuar një ushtri që do të drejtohen kundër serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Lavrov shtoi se lidershipi serb po kryen një politikë shumë të përgjegjshme, sepse siaps tij premtoi të mos vendosë masa reciproke.






