Një ditë para se t’ i përfundoj kontrata nga shfrytëzimi i sheshit të qytetit,ëmbëltorja ”Kimi” ka filluar largimin e pajisjeve të saj nga prona publike.

Edhe nga komuna e Podujevës e kanë bërë të ditur këtë të cilët për Llapi.info thanë se më datën 30.07.2017 i përfundon kontrata këtij biznesi.

Është viti i dytë radhazi që komuna e Podujevës ia ka dhënë për shfrytëzim sheshin e qytetit një biznesi privat, gjë për të cilën jo rrallë herë është kritikuar nga opozita në Podujevë dhe shoqëria civile pasi që sipas tyre, sheshi do duhej të përdorej nga qytetarët për dhe jo për të ia dhënë bizneseve.