Sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e taksës në 100 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Vendimi ka bërë bujë të madhe dhe ka ngjallur reagime të mëdha kudo, transmeton lajmi.net
‘Associated Press’ ka shkruar një artikull në lidhje me këtë vendim dhe e ka quajtur këtë si një hap hakmarrës.
“Vendimi i së mërkurës duket të jetë një hap hakmarrës ndaj asaj që zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se ishte “fushatë agresive e Serbisë kundër Kosovës në skenën ndërkombëtare”, thuhet në artikullin e AP.
Mirëpo, lajmi ka bërë bujë të madhe edhe në media të tjera botërore, si ‘New York Times’ dhe ‘Washington Post’.
Edhe ‘New York Times’ duke iu referuar artikullit të AP e ka konsideruar këtë si një hap hakmarrës, madje ata kanë cituar edhe Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, duke thënë që tash e 20 vite pas luftës dhe 10 vite pas pavarësisë së Kosovës, Serbia nuk ka treguar vullnet për normalizim të marrëdhënieve.