Një tjetër person është goditur nga një pemë mesditën e sotme në Podujevë, raporton Llapi.info.
Llapi.info ka mësuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Orllan të kësaj Komune.
Ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërkohë që nuk raportohet se i njëjti është në gjendje të rëndë.
Portali ka mësuar se të njëjtit i ka rënë sipër pema, pasi kjo e fundit është goditur nga rrufeja./Llapi.info






