Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen që ndodhi më 26 mars të këtij viti në Dumncië të Podujevës, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. I vrarë me një plumb në kokë kishte mbetur Salih Salihu, 67 vjeçar.
Njoftimi i plotë:
Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën vrasje , që ka ndodhë me datën 26.03.2023, në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Personat e dyshuar:
– B.S, mashkull 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– I.S, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet tutje.
LEXO EDHE: Ky është personi që dyshohet se u vra në Dumnicë të Podujevës (FOTO)






