Salih Salihu, 67-vjeçar, është gjetur mbrëmë i vdekur rreth orës 18:00 në fshatin Dumnicë të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta policore, prokurori dhe mjekët emergjentë, këta të fundit që konstatuan rastin e vdekjes.

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh ka konfirmuar vdekjen e tij dhe rastin e ka cilësuar si “vrasje”.

“Fsh. Dumnicë e Epërme, Podujevë 26.03.2023 – 18:08. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime’’ thuhet në raportin e policisë.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 15;00, në varrezat e fshatit Dumnicë e Epërme./Llapi.info