Policia e Podujevës ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike të llojit marihuanë sot rreth orës 13:20 në afërsi të dy shkollave të mesme, gjimnazit dhe teknikës, njofton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar komandanti i stacionit Policor në Podujevë Bekim Bislimi

“Po rreth orës 13:20 gjatë një patrullimi rutinor nga njësiti i stacionit policor të Podujevës ka arrestuar një person mbi dyshimin për posedim të substancave narkotike. I dyshuari është arrestuar në afërsi të shkollave të mesme teknike, dhe është thirrur në stacionin policor të Podujevës. Faza e Hetimit është në proces e sipër.”, tha ai.