Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka bërë të ditur se komunat, përfshirë Istogun, kanë përfunduar vlerësimin e dëmeve nga vërshimet dhe i kanë dërguar në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).
Ai tha për Ekonomia Online se subvencionet dhe grantet për kulturat e dëmtuara do të hapen para fundit të vitit, për t’i ndihmuar fermerët.
“Roli ynë tani është te pjesa e rigjenerimit të prodhimit përmes subvencioneve dhe granteve për kulturat e dëmtuara”, deklaroi Muja.






