Lokale - eSIMy

Xhem Kadriu nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, i cili humbi jetën më 27 tetor në një incident në lift në vendin e punës, do të varroset sot.

Familja Kadriu ka njoftuar se ceremonia mortore do të mbahet më 28 tetor, në orën 15:30, në rrugën “Muharrem Kadriu”, në lagjen Kadriu të fshatit Kopiliq i Epërm.

Lajmi për vdekjen e tij ka sjell dhimbje te familjarët, të cilët përmes njoftimit mortor kanë shprehur pikëllimin për humbjen tragjike të më të dashurit të tyre.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se dje, më 27.10.2026, në mënyrë tragjike, në vendin e tij të punës, humbi jetën i riu ynë i dashur, Xhemë Kadriu”, thuhet në njoftimin e familjes.

Familjarët kanë ftuar të afërmit, miqtë dhe dashamirët që të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Xhemë Kadriut.