Lokale - eSIMy

Kuvendi i Kosovës ditën e enjte ka miratuar buxhetin për vitin 2024, që kap vlerën mbi 3.3 miliardë euro.

Ky buxhet do të jetë i paraparë për disa dikastere të cilat janë: për mbrojtje dhe siguri, për arsim, infrastrukturë, për energji, për komuna, për lehona dhe fëmijë, për infrastrukturë sportive për lojërat Mesdhetare 2030 dhe për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në kuadër të planifikimit bëhet e ditur se 860 milionë euro janë ndarë për infrastrukturë dhe kapacitete të reja energjetike dhe 742 milionë euro për komuna, prej të cilave 635 milionë euro grante nga Qeveria.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se buxheti prej mbi 3.3 miliardë euro, është për 35% më i lartë se buxheti i mëhershëm.

E, sipas asaj që ka raportuar komuna e Podujevës muaj më parë, kjo komunë pritet t’i ketë më shumë se 31 milionë euro buxhet.

Krahasuar me vitet paraprake, ky buxhet është i madhi në histori për Komunën e Podujevës.

 

 

 

 

 

 

/llapi.info/