Komuna e Podujevës, gjegjësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, mbajti dëgjimet publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026 në lokalitete të ndryshme të komunës.

Drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani me anëtarët e ekzekutivit, i njoftuan qytetarët pjesëmarrës për planifikimet dhe projektet në fusha të ndryshme. Drejtori Osmani potencoi se buxheti i vitit 2024 do të jetë rreth 4 mil. euro më i madh sesa këtë vit, ku parashihet të jetë 31,423,20.00 euro, duke theksuar që fushat prioritare edhe në planfikimet e ardhshme mbeten sektori i Arsimit, Shëndetësisë, Ekonomisë, Bujqësisë, Infrastrukturës por duke mos lëne anash as sektorët tjerë sipas kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

Drejtori Osmani gjatë dëgjimeve publike i inkurajoi qytetarët që të paraqesin propozimet, kërkësat dhe sygjerimet e tyre me qëllim që të inkuadrohen në Kornizën Afatmesme Buxhetore dhe të kthehen në investime per komunitetin në vitet vijuese.

Komuna organizoi 6 dëgjime publike; në fshatin Kërpimeh, Lluzhan, Orllan në shkollet e fshatrave si dhe 3 dëgjime publike në qytet, të cilat ishin të ndara në sektore.

Drejtori Osmani falënderoi gjithë qytetarët të cilët morën pjesë në dëgjime publike dhe kontribuan në identifikimin e prioriteteve për lokalitete të ndryshme, duke u zotuar që me të gjitha mundësitë buxhetore do të trajtohen kërkesat e qytetarëve në mënyrë të barabartë që të përfshihen në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026.

Diskutimet për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2026 janë transmetuar drejtpërdrejt në faqen e komunës.