Lokale - eSIMy

Çekia u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të kthehen në institucione të Kosovës. Ndërkohë Qeverisë së Kosovës i ka bërë thirrje që ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Në një postim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë, thuhet se Çekia është e shqetësuar me situatën dhe u ka bërë thirrje palëve për përmbajtje.

“Presidenca Çeke i bën thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të kthehen në institucione të Kosovës. I bëjmë thirrje dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim që mund të çojë në dhunë e konfrontim. Duhet të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë