Lokale - eSIMy

Rajoni i Ukrainës mund të mbajë referendum për bashkimin me Rusinë

Republika e vetëshpallur Popullore e Luhanskut e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore mund të mbajë së shpejti një referendum për bashkimin me Rusinë.

Kështu ka thënë udhëheqësi separatist lokal Leonid Pasechnik, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se po njeh pavarësinë e dy rajoneve të shkëputura në juglindje të Ukrainës, Luhansk dhe Donetsk.