Ardian Muçiqi, 30 vjeç, nga fshati Llapashticë e Epërme është personi i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme nga plagët e marra nga goditja e një kamionete në fshatin Gllamnik, njofton Llapi.info

Personi në fjalë është goditur rreth orës 17:30 minuta teksa ishte duke kaluar rrugën.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe  zëdhënësja e stacionit policor ne Podujevë, Antigona Çitaku  e cila ka njoftuar se bëhet fjalë për një person të moshës 30 vjeçar, i cili përderisa ishte duke kaluar rrugën afër shkollës në Gllamnik është goditur nga një kamionetë./Llapi.info