Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa përfundimisht ka hedhur poshtë propozimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që ushtria të bëhet me ndyshime ligjore.
Mustafa ka deklaruar se ushtria do të bëhet në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtar, ashtu siç deklaroi ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delaëie. Ky i fundit deklaroi se ushtria duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese.
“Ne do ta zgjidhim edhe problemin e ushtrisë, por ushtrinë do ta bëjmë në koordinim dhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, ka thënë Mustafa gjatë një tubimi të LDK-së në Podujevë.




