Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të kërcënimit që i është bërë nga një qytetar specialistit të Klinikës së ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet se mjeku i cili u kërcënua me jetë është dr.Flamur Ukaj.

Sipas burimeve, Ukaj mbrëmë ka pranuar mesazhe dhe thirrje telefonike nga i dyshuari, i cili e ka sharë dhe e ka kërcënuar me jetë duke i dhënë ultimatum që t’ia nënshkruajë raportin për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Rasti është denoncnuar edhe në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të kapur personin e dyshuar.