Gazeta Sinjali raportoi sot për vdekjen e një 36-vjeçari i është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, në rrugën “Sokol Dobruna” në Prishtinë. Prokuroria e ka cilësuar rastin si vdekje të dyshimtë, me ç’rast trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Burimet thonë se personi që u gjet i vdekur është shtetas i Bosnjës, Jamin Denic, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që intervenoi në vendin e ngjarjes.

Policia u deklarua për këtë rast duke thënë se sipas informatave të para, i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore, ndërkohë që Sinjali mëson nga burimet se ai ka vuajtur nga kanceri dhe vitet e fundit i ka kaluar në Kosovë, ku edhe ka punuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet për vdekje të dyshimtë.