Sot në Prishtinë, është vrarë një 27-vjeçar në rrugën ‘Haxhi Zeka’.
Sipas Policisë, i ndjeri është qëlluar me armë zjarri derisa po qarkullonte me veturën e tij në këtë rrugë.
Lajmi.net ka siguruar fotografi të A.J (emër i njohur për redaksinë).
Vrasjen e tij e ka konfirmuar Prokuroria dhe Policia e Kosovës.
A.J, kishte jetuar në Gjermani dhe pas vetes ka lënë tre fëmijë dhe bashkëshorten.
Më poshtë ju sjellim fotografitë e 27-vjeçarit.







