Kuvendi i mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar me shumicë absolute për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha se pas përfundimit të procesit të votimit rezultoi se delegatë prezentë para fillimit të votimit ishin 4934. Nga këta pjesëmarrës në votim ishin 4491 delegatë.
Pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga kreu i PD-së votuan 4446 delegatë, kundër 36 delegatë dhe 9 delegatë e kanë bërë votën të pavlefshme./Euronews






