Tre persona mbetën të vrarë me armë zjarri në mbikalimin e Fushë Krujës nga një atentat mafioz. Diklen Vata 30 vjeç është një nga viktimat e identifikuar pasi dy të tjerët janë shkrumbuar tërësisht për shkak se makina e tyre shpërtheu në flakë nga të shtënat me armë.

Raportohet se dy viktimat e tjerë janë Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj.

Ndërkohë policia ka njoftuar se nga krehja e zonës, në fshatin Larushkë është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volkswagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.

Në brendësi të automjetit është konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve./Tv Klan