Anëtari dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku iu drejtua qytetareve llapjanë, tha se Vetëvendosja është themeli ideor, parimor e shoqëror, raporton Llapi.info.

Sipas tij Podujeva ka veç një kryetar e ai është Ajet Potera dhe se fitoren kundër korrupsionit e keni të siguruar me lëvizjen Vetëvendosje dhe se pa Vetëvendosjen nuk ka demokraci.

“Me datën 22 tetor me numrin 10-te e ndryshojmë rrugën prej të gabuarës në të drejtën
Ai tha se problemet ekonomike në Besianë kanë shfaqje politike e kulturore.
Me fitoren e Vetëvendosjes e nxjerrim Llapin nga Pazaret te Pushtetarëve”

“Lumi Llap dikur llogaritej si pasuri e kësaj treve por si rezultat i mungesës së mirëmbajtjes ai sot kundërmon. Me qeverisjen e Vetëvendosjes me kryetar Ajet Potera, do pastrohet Lumi Llap. Tokat bujqësore ne Besiane,janë dëmtuar nga ndërtimet po ashtu duke mos u përfillur rregullat e ndërtimit të planit urbanistik,ku ky qytet ka marre një zhvillim kaotik me lejen e komunës e te kryetarit në ikje Agim Veliut. Së bashku me lëvizjen Vetëvendosje nuk do te lejojmë që tokat bujqësore të shndërrohen në sheshe ndërtimi ku shpërlahen para prej kontrabandës e krimit të organizuar”, tha ai.

Suipas Kurtit, fitorja kundër korrupsionit është e siguruar vetëm me Ajet Poterën.

“Me qeverisjen e Vetëvendosjes nuk do te lejojmë të shpiken vende te punës për kushërinjtë e militant. Me Ajetin merr fund punësimi me libreza partie apo sipas mbiemrave të caktuar. Me Vetëvendosjes fillon angazhimi e punësimi me ide te barazisë,nis zhvillimi e përparimi me kodin e drejtësisë. Besiana e Podujeva dy emra për kryetar e kane veç një emër e ai është Ajet Potera. Politika e viteve te pasluftës Kosovës e ka shndërruar në një vend emigrues e importues. Ekonomia jonë varet nga gurbetqarët që sjellin para këtu,e ato para i dërgojmë prapë jashtë vendit duke blerë mallra importi. Kjo ekonomi duhet të ndryshoj nga themeli ,ku Podujeva do të jetë komunë e zhvillimit ekonomik dhe do bëhet komunë model për zhvillim e bujqësisë”, tha ai.

Ndërsa për Kryetarin aktual të Podujevës , Albin Kurti tha se ai iku prej luftës pa i dhënë pesë pare.

“Kryetari ne ikje Agim Veliut iu deshën 19 vjet për të marrë një diplomë në fakultet. Ajet Potera ka shërbyer në TMK e FSK për mbrojtje e siguri te Kosovës. Janë bërë 18 vjet pas luftës me të njëjtën udhëheqje ne Llap. Me 22 tetor merr fund zullumi,në këtë datë bashkohuni e vendosni vet e votoni Vetëvendosjen. Së bashku me ju do ta ndryshojmë Kosovën e komunën,ku me këtë datë bashkë do fitojmë e do festojmë” përfundoi Kurti./Llapi.info