Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë duke bërë përgatitjet që së shpejti të fillojë faturimi i energjisë elektrike në veri të vendit.
Kështu ka bërë të ditur përmes një konference për media, të premten.
“Ne do të përpiqemi me KOSTT dhe me ministrinë e Tregtisë dhe të Ekonomisë që të bëjë të gjitha përgatitjet e që sa më parë të filloj me faturimin e energjisë”, u shpreh Kurti.