Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë që po mbahet sot, iu ka bërë thirrje serbëve që t’i konvertojnë targat e automjeteve në RKS.
Teksa ka folur për pajisjen e qytetarëve serbë me targa, tha se dokumentet e hyrje-daljes se pengojnë lirinë e lëvizjes.
“Përgjatë muajit korrik kemi vënë njoftime mbi vendimet tona për targa dhe sqarimet për procedurat. Edhe unë vet jam përfshirë në fushatën e informimit. Përballë fushatës sonë të informimit, u ngrit një fushatë e dezinformimit e cila nxiste frikë e destabilitet. Barrikadat u bënin rezistencë vendimeve tona vetëm që të mbronin krimin e organizuar në veri të vendit.
Konvertimi i targave i shërben rendit dhe ligjit. Vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje dalje nuk do ta pengojë lirinë e lëvizjes. Koha e pritjes për tu pajisur me këtë dokument është 20 sekonda, ndërkohë në Serbi duhet të presim rreth 10 e mbi 60 minuta për të njëjtin dokument. Fushata jonë e informimit do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet as pas 1 shtatorit, kur do të fillojnë së zbatuari dy vendimet tona. Ne e dimë që barrikadat në veri nuk vijnë nga poshtë, por vendosen nga lart”, u shpreh Kurti.