Ka ndërruar jetë sot, gazetarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagiqi.
Rexhepagiqi u bë e njohur me paraqitjet e saj në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984.
Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.
Në intervistën e fundit që Violeta Rexhepagiqi e kishte dhënë në vitin 2013 për Klan Kosovën, kishte treguar edhe përvojat më të rëndësishme të saj në gazetari.
Pas vendosjes së masave të dhunshme në RTP , ajo kishte filluar punë në disa televizione të huaja derisa kishte udhëtuar drejt Irakut dhe kishte raportuar nga vatrat e luftës.
“Me telefon i raportoja se çka ka çka po ndodhë këtu, një shokut tim korrespodent i BBC’së, kështu që Anglia ka pas informata të sigurta se çka po ndodhë, ai pastaj materialin ja jep televizioneve amerikane”, kishte deklaruar ajo.