Donjetë Jakupi e cila deri dje ishte këshilltare dhe anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës- dega në Podujevë, 4 ditë para zgjedhjeve të 22 tetorit shihet në një video duke kërkuar e premtuar votuesit e saj se do të punojë për ta dhe se për mos kryerjen e tyre, votuesit mund edhe t’i kërkojnë asaj përgjegjësi pasi që për këtë edhe ka bërë një betim, shkruan Llapi.info.

Donjeta Jakupi e cila ishte së bashku me disa persona të cilët bënin fushatë për të, në këtë video dëgjohet duke folur edhe për betimin e saj. Kurse, njëri nga votë kërkuesit thotë se nëse ajo nuk u përmbahet rregullave atëherë asaj edhe mund t’i kërkohet përgjegjësi për to.

‘Atu edhe e ka dhënë betimin që kom me punue. E si nuk ju përmbahet rregullave aty edhe shkon i thu qe Donjetë cka ke thënë pse se ke bo këtë punë? Kjo o me dokument, fjaltë i merr era, fjaltë i mer era. Kjo o me dokument se cka muj boj, qysh kom me punu edhe cka kom me bo. Ma serioze’, thotë  ai.

Mirëpo, kjo familje nuk ishte e vetmja së cilës edhe i është treguar për betimin e Donjetës. Sipas disa fotografive ajo shihet se për kërkim të votës kanë shkuar arave në cdo shtëpi.

‘Jena shku qashtu në çdo shpi arave e kena lyp votën’ përfundon votw kërkuesi i Jakupit.

Mirëpo, Donjetë Jakupi në ditën e djeshme ka thyer premtimin dhe betimin e bërë para disa muajsh. Ajo ka ‘tradhtuar’ elektoratin e saj të cilëve u paraqitej me dokumente për betimin që ka dhënë se do të punoj për ta.

Ajo së bashku me këshilltaren po ashtu të përjashtuar nga AAK, Tringa Sfishta, kanë votuar pro në zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Podujevës. Kjo pasi që LDK e cila ka një koalicion me PD-në kishin vetëm 16 vota dhe për ta bërë zgjedhjen e kryesuesit u duheshin 18 sosh./Llapi.info