Zhanri horror ofron një kuadër të referencës për pandeminë globale, sado trazuese të jetë. Në javët e para të shpërthimit, “Contagion” kryesoi majat e listave të filmave më të shikuar online.

Reddit dhe Twitteri zjarrmonin me mëtime se romani i Dean Koontzit ka “parashikuar” COVID-19 dhe krahasimet me mjeranen e 1978-s të Stephen Kingut, “The Stand”, qenë aq të dendura sa vetë autori e ndjeu të nevojshme të kërkojë falje për 2020-n. Nëse një mjeshtër horror ndihet kaq i trazuar, vini veten në vend të autorëve që shpalosin kriza të reja fiksionale në këtë verë të zorshme, transmeton KOHA.

Në varësi të apetitit tuaj për fiksion murtajash, zgjedhja e “Survivor Song” e Paul Tremblayt është sa e shkëlqyer, po aq edhe tërheqëse. Në Massachusetts, një shkulm i ri sëmundjesh ngjitëse ka kaluar në transmetim njerëzor. Simptomat lajmërohen brenda pak orësh nga infektimi, duke i bërë të infektuarit vetëvrasës apo shkatërrues të infrastrukturës sociale.

Në kaosin e përhapjes së hershme, ne njihemi me shtatzënën Natalie, pak çaste para se i shoqi i saj të vritet, kurse vetë ajo është kafshuar. Nga këtu e tutje, ne përvijojmë Natalien dhe pediatren e saj, Ramola, në përçapjet e tyre për ndihmë mjekësore.

Në çfarëdo viti tjetër “Survivor Song” do të ishte me siguri një copëz spekulative e zhanrit të fiksionit: është një refren i Tremblayt mbi të fundbotshmen e zombieve, e thënë me një gazmori formale dhe përtej-vetëdije. Më 2020, romani duket trazueshëm profetik, me referenca te “izolimi”, mungesa e maskave mbrojtëse dhe efiçienca e vaksinave.

Sikundër në realitet, gjendja është kredhur në keqinformacion. Faksimile postimesh të mediave sociale përbëjnë prapavijën dhe kontekstin e virusit, derisa njëkohshëm dritësojnë të dhëna që duhet të kompromisohen. Një skenë e bisedës së Facebookut drejton spektrin e thashethemnajave, fakteve të lajthitura dhe teorive të konspiracionit, duke e lënë lexuesin dhe protagonistin të pasigurt rreth natyrës së njëmendët të kërcënimit. Edhe më keq, kriza është përkeqësuar nga “një president i pavullnetshëm dhe i lig, i pajisur për të marrë vendimet e nevojshme racionale të mbështetura në shkencë”. Kjo dromcë rastësore tani duket më tmerruese sesa vrasësit e hakërryer të romanit.

“Survivor Song” është vepër e zhveshur dhe e dhunshme. Ajo përfaqëson tronditjen dhe neverinë e horrorit të gjithështrirë dhe nuk ka aspak nga ambiguiteti i “A Head Full of Ghosts” apo “The Cabin at the End of the World”, romane që e shquan Tremblayn si një zë i ri vital në këtë zhanër. Është gjithashtu një prej librave më të ngrohtë dhe humanë deri më tani.