Dega e KKK-së në Podujevë me vullnetarët e vet mbajti aktivitetin “13 tetori – Dita Ndërkombtare për Zvoglimin e Rrezikut nga fatkeqësitë”.

Sekretari i kësaj dege, Vail Shala, theksoi se 13 tetori – Dita Botërore për Zvoglimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë u realizua në bazë të Programit të Menaxhimit të Fatkeqësive.

“Kemi realizuar aktivitete të përbashkëta me bashkëpunëtorët lokal dhe qendror, duke u koordinuar me qendrën e Kryqit të Kuq të Kosovës, pastaj me komunën për lejen e shfrytëzimit të hapsirës publike për të realizuar këto aktivitete”– Vetëdijësim për zvoglimin e rrezikut nga fatkeqësitë– Vetëdijesimi në raste të tërmeteve– Evakuim etj.

Të gjitha këto janë realizuar me ndihmën e vullnetarëve të cilët edhe shpërndanë broshuarat informuese të përgatitura nga Kryqi i Kuq”, theksoi Shala.