Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu së bashku me zyrtarë të tjerë komunalë ka bërë homazhe te shtatorja e heronjve Zahir Pajaziti, Ilir Konushefci, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha në “Sheshin e Dëshmorëve” në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Pas homazheve ai pritet që të përuroj edhe shtatoren e heroit Ali Ajeti në “Bulevardin e Dëshmorëve” në Podujevë, përkatësisht afër objektit të Komunës.

Kujtojmë se për shkak të aktiviteteve te 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës qendra e qytetit është bllokuar që nga ora 11:00 dhe do lirohet par qarkullim në ora 13:00./Llapi.info