Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ndarë 2 mijë euro për t’i dalë në ndihmë familjes Durmishi, vajzës së kësaj familje që vuan nga tumori në tru.

Kështu ka bërë të ditur vetë Bulliqi në një postim në Facebook.

Më poshtë postimi i plotë:

Me të marrë lajmin se Lorela Durmishi nga Shajkoci është diagnostifikuar me tumor në tru dhe familja e ka të vështirë ta përballojë koston financiare për operacionin që i duhet ta bëj Lorela, kam vendosur që me vendim si kryetar i komunës të ndaj 2,000 euro për familjen Durmishi.
Me këtë rast ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që kanë mundësi të ndihmojnë Lorelën.
Më poshtë po i shënoj edhe numrat kontaktues të telefonit dhe numrin e xhirollogarisë bankare që ka publikuar familja.
044-522-657
048-376-239
2035000186942090