Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë bërë së bashku homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz, për nder të “Epopesë së UÇK-së.
E këtë ata thonë se e bënë për të treguar se vetëm duke qenë të bashkuar mund të dërgojnë proceset e shtetit përpara.
Kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, u shpreh se vetëm bashkë mund të arrijnë qëllimet e tyre, duke thënë se edhe UÇK-ja arriti qëllimet e tyre pasi ishin të bashkuar.
Kurse, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar të gjithë shqiptarët që të jenë unikë, pasi, sipas tij, kur janë bashkë fitoret nuk mungojnë.






