Kryendeshja e xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës zhvillohet sot në Podujevë, ku Llapi pret Dritën, njofton Llapi.info.

Dueli ndërmjet ekipit nga Podujeva dhe atij nga Gjilani pritet të nis me fillim nga ora 13:30 në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”.

Ekipi nga Zahir Pajaziti dhe ai gjilanas janë përballur mes vete 16 herë, ku bilanc më të mirë nga duelet e zhvilluara ka Llapi me 6 fitore, Drita ka 5 sosh, kurse 4 herë janë ndarë baras.

Llapjanët në këtë ndeshje hynë pas humbjes së pësuar në Drenas nga Feronikeli, derisa Drita mposhti Arbërinë.

Pas nëntë javësh, skuadra nga Podujeva e gjen vetën në pozitën e parafundit me vetë pesë pikë të tubuara, ndërkohë që Drita ka 16 sosh dhe pozicionohet në vendin e tretë.

Gjyqtar kryesor në këtë përballje do të jetë Visar Kastrati me asistentët Granit Hyseni e Elvis Bicaj, kurse Vigan Ibërdemaj është gjyqtar i katërt./Llapi.info