Ilustrim

Edhe këtë fundjavë qindra qytetarë të Kosovës që po hyjnë në territorin e Shqipërisë po lëvizin lirshëm pa kontrolle në pikat kufitare.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se aplikimi i këtij plani ka dhënë efekte të menjëhershme duke shtuar numrin e personave që zgjedhin të pushojnë në Shqipëri gjatë fundjavës.

Fundjava në pikën kufitare të Morinës në Kukës ka nisur me një fluks të lartë të qytetarëve të Kosovës dhe mjeteve që kanë hyrë në Shqipëri për pushime në bregdet.

Lëvizja pa kontrolle në kufi po zbatohet duke shmangur pritjet dhe radhët e gjata./Euronews