Policia e Rustemajës dyshon se natën e së shtunës dhe të dielës, rreth orës 02:40, para lokalit “H20”, në sheshin Mala të Ulqinit, ka plagosur Paljeviqin.

Policia malazeze e ka arrestuar në orët e para të së dielës E. Rr, një 30-vjeçar nga Kosova i cili dyshohet se e theri me thikë policin Miradin Paljeviq në Ulqin.

Siç shkruan mediumi malazez, Vijesti, prokurori ka caktuar masën e ndalimit prej 72-orësh për kosovarin.

Ai, siç dyshohet, e ka goditur me thikë politin në kofshën e këmbës së djathtë. Ngjarja ndodhi para lokalit “H20”, në sheshin Malja të Ulqinit.

“Ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor”, shkruhet në raportin e policisë.

I dyshuari është arratisur pasi e plagosi policin jashtë detyrës, por u gjet dhe arrestuar disa orë më vonë.

Në vendimin për ndalimin e kosovarit, përmendet arratisja dhe fakti se ai nuk ka vendbanim të përhershëm në Ulqin. Kështu, policia malazezse konsideroi se ka rrezik që ai të arratiset në rast se do të lihej i lirë.