Analisti i njohur serb Dusan Janjiq duke folur rreth zhvillimeve të djeshme në Veri dhe shtyrjes së zbatimit të vendimit për dokumente dhe targa, tha se kjo situatë do të çojë në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë gjatë vjeshtës.

Sipas tij, Lista Srpska do të largohet nga institucionet e Kosovës, në shtator, për të prolonguar dhe zvarritur “riregjistrimin e automjeteve me targa serbe dhe njohjen e dokumenteve personale të Republikës së Serbisë edhe për disa muaj”.

Vuçiq e nxjerrë në media Bërnabiqin për t’i reaguar Kurtit – Gazeta Express
“Kemi vonesa të vazhdueshme edhe pse zgjidhja dihet. Të gjithë e dinë se zgjidhja përfundimtare është ajo që njihet nga autoritetet ndërkombëtare të transportit, përkatësisht targat RKS dhe SRB. Kur bëhet fjalë për dokumentet personale, të gjithë e dinë se Kurti ka tre vite që ndjek një politikë reciprociteti. “Politika e vonesës dhe reciprocitetit nuk çon në një fund të lumtur dhe të shpejtë,” tha Janjić.

Në pyetjen e Betës, se cila do të jetë rezultat i vonesës së zbatimit të këtyre dy vendimeve për një muaj, Janjiq tha se “fitimi” i vetëm do të jetë që Miroslav Lajçak dhe diplomatët e tjerë ndërkombëtarë që merren me Kosovën do të mund të vazhdojnë një “festë paqësore vjetore”.

“Pres që në shtator Lista Serbe të largohet nga Qeveria e Kosovës dhe të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme”. Lista Serbe tashmë e mbështet qeverinë e tretë të Kosovës, gjithmonë me të njëjtat kërkesa, si formimi i Bashkimit të Komunave Serbe (ZSO) dhe kthimi i “Trepçës”, por asgjë nuk është përmbushur. Nëse lista serbe rrëzon Qeverinë e Kosovës, afati i vlefshmërisë së targave dhe dokumenteve personale serbe do të zgjatet”, ka shpjeguar Janjiq.