Përfaqësuesja e Kosovës më 2 shkurt në Turqi do të zhvillojë miqësoren e parë për këtë vit me Azerbajxhanin.

Kosova në këtë duel do të përfaqësohet me futbollistë të Vala Superligës.

Përzgjedhësi, Muharrem Sahiti tashmë i ka dërguar ftesat te lojtarët, katër prej të cilëve vijnë nga Llapi, shkruan Gazetasheshi.com.

Mentor Zhdrella, Hamdi Namani, Ilir Blakçori dhe Mirlind Daku janë ftuar për këtë duel.

Krahas tyre, të ftuar jane edhe portierët, Bledar Hajdini (Trepça ’89), Faton Maloku (Feronikeli) dhe Visar Bekaj (Prishtina).