Sot rreth orës 14:00 pritet të mbahet protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, e ka mbështetur këtë iniciativë.
“Dy orë na ndajnë nga mosnënshtrimi”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e tij të Facebook-ut, njofton Klan Kosova.
Protesta thirret për të kundërshtuar idenë e presidentit Hashim Thaçi, për korrigjim kufijsh midis Kosovës dhe Serbisë.






