Deputeti i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca mbrëmë në Zona B ka folur për qeverisjen e LDK-së në Podujevë për të cilën ka thënë se është kalbur.

Konjufca ka thënë se në zgjedhjet e 11 shtatorit nëse shkohet në balotazh, partitë tjera do ta mbështesnin këtë lëvizje për ta rrëzuar LDK-në nga pushteti e cila qeverisë që 17 vite.

“Çoftë edhe nëse janë krejt afër barabartë(me LDK-në), edhe në atë variant Vetëvendosja me LDK-në shembull 35 njëra 35 tjetra. LDK e ka udhëhequr Besianën nga viti 2000, janë bërë 17 vite. Atje në balotazh do të krijohej njëfarë konstipacioni jo të gjithë kundër Vetëvendosjes, por jam i bindur që të gjithë kundër LDK-së.”, tha ai.

Më tej ai qeverisjen e LDK-së në Podujevë e ka quajtur të kalbur dhe për këtë egziston etja për ndryshim ku është më e vecantë se sa në nivelet qendrore.