Në kuadër të punës policore, ku pikë synim është garantimi i sigurisë publike, sot njësitet policore të stacionit të Podujevës në tri raste (shkolla) të ndara kanë arrit të gjejnë dhe sekuestrojnë: 8 thika, 1 boks Metali, 1 shkreps (formë pistolete) si dhe një sasi (dy qese) të substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuana, transmeton Llapi.info.

Personi të cilit i është gjetur substanca e dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Podujevë për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.

Vlen të theksohet se përveç Podujevës, plani operativ për Sigurinë nëpër shkolla është duke u implenetuar në të gjitha shkollat e rajonit të Prishtinës, që nga fillimi shtatorit 2017.

Me gjithë prezencën e disa dukurive negative – incidenteve në shkolla dhe përreth zonave shkollore , mbështetur në vlerësimet e fundit analitike që i janë bërë situatës së sigurisë në Rajonin e Prishtinës, respektivisht në zonat e lartcekura, rezulton se siguria është brenda kufijve të arsyeshëm. Mirëpo kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve, posaçërisht këshillet e prindërve si dhe institucioneve relevante që bashkërisht të ndihmojmë në krijimin e një ambienti më të favorshëm, të qetë dhe sigurt.

Kujtojmë se ditën e hënë Policia e Kosovës kishte arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike të llojit marihuanë në afërsi të dy shkollave të mesme, gjimnazit dhe teknikës./Llapi.info

 

Konfiskohet drogë dhe armë të ftoha në shkollat e Podujevës