Në sheshin e Podujevës, nesër, do të transmetohet ndeshja finale e Ligës së Kampionëve, Real Madrid – Liverpool, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Komuna, transmetimi i ndeshje do të bëhet në dy ekrane.

“Të nderuar futbolldashës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizon transmetimin e finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit, në sheshin e qytetit.  Finalja do të shfaqet në dy ekrane për t’ju mundësuar të gjithë qytetarëve të interesuar për ta përcjellur ndeshjen në një atmosferë të paparë”, thuhet në postim.

Mirëpo, një gjë të tillë s’e ka bërë Komuna dje në fianeln që pati klubi nga po ky qytet, Llapi, që triumfoi dje në Prishtinë ndaj Dritës, për t’u kurorëzuar me titullin e Kupës së Kosovës./Llapi.info