Komuna e Podujevës ka ndarë mbi gjysmë milioni euro për ndërtimin dhe asfaltimin e një rruge, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimit për kontratë të publikuar nga Komuna, kjo rrugë që do të ndërtohet dhe asfaltohet do të bëhet në fshatrat; Kalaticë, Brainë dhe Bervenik – lagjia Abdullahu.
Tutje bëhet e ditur se data për hapjen e tenderit do të bëhet më 25 maj të këtij viti – nga ora 13:00.
“Operatorët ekonomikë do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze”, thuhet në njoftimin shtesë.
Duhet theksuar se Komuna ka ndarë qindra mijëra euro për asfaltimin e rrugëve në disa fshatra të Podujevës, për të cilat ka raportuar më parë edhe Llapi.info./Llapi.info






