Komuna e Podujevës ka parashikuar t’i ndajë 60 mijë euro për asfaltim rrugësh në fshatrat Obrancë dhe Katunishtë, shkruan Llapi.info.
Kështu thuhet në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komunës.
Sipas këtij njoftimi, afati i fundit për aplikim në këtë tender nga kompanitë, është më 13.06.2022 në ora 13:00.
“Operatori ekonomik duhet të përmbush kërkesat mbi përshtatshmërinë të Ligjit Nr. 04 L-042 042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04 L-237, ligjin Nr. 05 L068 dhe Ligjin Nr. 05 L-092 , Neni 65”, thuhet tutje./Llapi.info






