Komuna e Podujevës ka parashikuar t’i shpenzojë edhe 130 mijë euro për asfaltim rrugësh, shkruan Llapi.info.

Sipas tenderit të hapur për operatorët ekonomikë, asfaltimi i rrugëve do të bëhet në fshatin Konushec dhe në fshatin Llugë.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve është me datën 04.08.2022 – në ora 15:00, derisa aplikimi do të bëhet në procedurën e e-prokurimit.

Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe, Komuna e Podujevës ka dhënë qindra-mijëra euro për asfaltim rrugësh nëpër fshatra të ndryshme./Llapi.info

LEXONI TË PLOTË TENDERIN PËR ASFALTIMIN E RRUGËVE NË Llugë dhe Konushec.