Lokale - eSIMy

Nga data 13 qershor, komuna e Podujevës do të filloi të mbaj takime publike me qytetarët lidhur me dëgjimin buxhetor për projektet prioritare për periudhën 2018-2020 në bazë të Qarkores Buxhetore 2018/01, njofton Llapi.info.

Me këtë rast, komuna ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në këto takime në mënyrë që të kontribuojnë me propozime për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2018/20 në bazë të Qarkores Buxhetore 2018/01.

Takimet me qytetarë do të mbahen sipas këtij orari:

Më 13.06.2017 në orën 14:00 në Kërpimeh – takimi mbahet në objektin e Shkollës “Hamit Sejdiu” (pjesëmarrës banorët e fshatrave të asaj zone)

Më 14.06.2017 në orën 14:00 në Lluzhan – takimi mbahet në objektin e shkollës “Afrimi dhe Fahriu” (pjesëmarrës banorët e fshatrave të asaj zone)

Më 15.06.2017 në orën 14:00 në Orllan – takimi mbahet në objektin e shkollës “Zahir Pajaziti”, (pjesëmarrës banorët e fshatrave të asaj zone)

Më 16.06.2017 në orën 14:00 në Podujevë – Takimi mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës (pjesëmarrës banorët e qytetit dhe të fshatrave përreth – Dumnicë-Llaushë-Llapashticë etj.)