Komuna e Podujevës ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i trotuareve në fshatin Sfeçël dhe Pakashtcië të Epërme, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit, për t’i inspektuar këto punime ka dalë edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Bahri Selimi.

“Sot gjatë ditës drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi ka inspektuar punimet në ndërtimin e trotuareve në fshatrat Sfeçël dhe Pakashticë e Epërme.  Ndërtimi i trotuareve vazhdon të mbetet një nga prioritetet në investimet kapitale infrastrukturore në komunën tonë.  Gjatë këtij viti janë ndërtuar trotuare me kubëza në fshatrat: Letanc, Llapashticë e Poshtme dhe e Epërme, Gllamnik, Sfeçël, Gërdoc, Bellopojë, Lupç i Poshtëm dhe Pakashticë e Epërme në gjatësi mbi 17 km trotuare. Drejtori Selimi tha se “Jemi duke punuar që segmentet kryesore të rrugëve në qytet dhe fshatra të ndërtohen trotuaret me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të këmbësorëve dhe shtimin e sigurisë së lëvizjes në rrugë””, thuhet në njoftim./Llapi.info