Komuna e Podujevës ka njoftuar të gjithë fermerët llapjanë, kultivues të grurit se më 20.09. 2017 (e mërkurë) në orën 14:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Podujevës mbahet trajnim.

Trajnimi në temën “Përgatitja e tokës për mbjelljen e grurit” mbahet nga ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Podujevës.

Ftojmë fermerët e interesuar që të marrin pjesë në këtë trajnim, thuhet në njoftimin e Komunës, transmeton Llapi.info.